zoom

Aktualitet

Tentoi të kalonte nga Porti i Durrësit me dokumente false, arrestohet 20-vjeçari turk

Policia Kufitare njoftoi sot se goditi një tjetër rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Në pranga ra një 20-vjeçar turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.

Si prova materiale u sekuestruan dokumentet false (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze).

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk:

B. B., 20 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Dosja penale për rastin i kaloi Prokurorisë së Juridiksionit Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikimi i dokumenteve”. /ZOOM.AL/