zoom

Bota

Tensionohen sërish marrëdhëniet Greqi-Turqi në det, rojet greke hapin zjarr ndaj turqve

Janë tensionuar sërish marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Siç raportojnë mediet e huaja, Forcat e Rojës Bregdetare Greke kanë hapur zjarr ndaj një varke të rojes bregdetare turke në ishullin Bulamaca në Egje.

Ngjarja ka ndodhur më 5 janar.

Forcat greke qëlluan në ajër kundër anijeve turke të peshkimit në zonë, me këto të fundit që u përgjigjën me të shtëna.