zoom

Politikë

Tensione të forta në grupin e PD-së, Vokshi braktis mbledhjen

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka lejuar asnjë debat në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së jashtë rendit të ditës, duke shmangur përplasjet brenda demokratëve për Foltoren e Berishës.

Ky qëndrim i Bashës ka shkaktuar reagimin e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila është larguar nga mbledhja. Vokshi tha për mediat se distancohet nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, ku tha se PD nuk do të kthehet në bunker të Berishës dhe se ai po shërben si tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

“Nuk na la të bënim asnjë diskutim, unë distancohem nga deklaratat e djeshme të Bashës”, tha Vokshi.

Lulzim Basha ka marrë vendim për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore, pasi mandati i tyre ka përfunduar.

Posti i kryetares së LDGSH-së mbahet me emërim që prej vitit 2012 nga Albana Vokshi. Kjo ka sjellë reagim të ashpër si nga një pjesë e të rinjve të FRPD-së por edhe të vetë Albana Vokshit, e cila ka munguar në këtë mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.

Nga ana tjetër kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jenë të hapur me opsionet.

Lulzim Basha: Nuk ka konsensus deri tani për komisionin e reformës zgjedhore.

Alfred Rushaj: Nga komunikimi i deritanishëm nuk ka dakordësi për të akomoduar kërkesën tonë për ndryshime kushtetuese. Ne e kemi të rëndësishme që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jemi të hapur me opsionet. Në varësi të zhvillimeve deri në orën 17.00, do të ndërmarrim hapat e lejuar nga rregullorja.

Postime të lidhura