zoom

Bota

Tensione pas Brexit-it, Franca ndalon peshkarexhat e britanikëve

Një peshkarexhë britanike është ndaluar nga autoritetet franceze, ndërkohë që një tjetre i është dhënë paralajmërim, për shkak të përplasjeve që po përshkallëzohen për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it.

Ministrja franceze e Detit, Annik Giradin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës.

Ajo shpjegoi se peshkarexha e parë u ndalua menjëherë ndërsa e dyta nuk u lejua të peshkonte në ujërat franceze.

Giradin u shpreh se anija në portin e Le Havre u ndalua nga autoritetet. Kapiteni i saj rrezikon sanksione penale.

Të mërkurën, ministri britanik, Lord Frost deklaroi se kërcënimet franceze për të bllokuar anijet e Mbretërisë së Bashkuar në porte ishin zhgënjyese.