zoom

Aktualitet

Nxehen gjakrat në Rrogozhinë! Sherr për votat, ndërhyn policia

Një incident ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e sotme gjatë procesit të numërimit të votave. Mësohet se konflikti ka nisur brenda godinës dhe më pas është zhvendosur në ambientet e jashtme të KZAZ-së.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët të afrohen në godinën ku vijon numërimi i votave.

Uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin e disa prej personave të përfshirë në konflikt apo atyre që kanë qenë prezent në momentin e sherrit, për të mësuar pse ka nisur përplasja.