Aplikacion
Sipas medias italiane Dagospia, duket se mes Marina Di Guardo dhe Annamaria Berrinzaghi, përkatësisht nënës së Chiara Ferragni-t dhe të Fedez, ka tensione të vazhdueshme.
Mirëpo, arsyet e problemeve të supozuara mes të dyjave nuk janë të qarta. Megjithatë portali i njohur thekson se asnjëra prej tyre nuk e ndjek njëra-tjetrën në Instagram.
“Ku ka vjehërr, ka problem – në Milano ka një thashethem se marrëdhëniet midis krushkave, Marina Di Guardo, nëna e Chiara Ferragni-t, dhe Annamaria Berrinzaghi e njohur si Tatiana, nëna e Fedez, nuk janë aspak të mira. Gjyshet e Vittoria-s dhe Leone-s as që e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Vetëm një rastësi?” -shkruan Dagospia.
Ndërkohë Chiara dhe Fedez nuk kanë preferuar t’u përgjigjen thashethemeve.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet