zoom

Aktualitet

Temperaturat rriten! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Vijon Shqipëria të mbizotërohet nga kthjellimet në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që orët e mesditës dhe në vijim të ketë shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Pjesa e parë e ditës do të sjelli në Kosovë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në zonat veriperëndimore. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të behën më të dukshme, KU gjatë pasdites do të pësojnë zhvillime të përkohëshme në zona të izlouara duke gjeneruar reshje të pakta.