zoom

Aktualitet

Temperatura deri në 30 gradë dhe reshje shiu! Si do të jetë koha këtë fundjavë

Fundjava që po vjen do të ketë mot me vranësira të dendura, por me temperatura deri në 30 gradë. Gjithsesi, pavarësisht temperaturave të larta, priten edhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Sa i përket ditës së diel, masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.