zoom

Aktualitet

Temperatura deri në 25 °C, parashikimi i motit për ditën e premte

Për ditën e Premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës.

Në mesditë priten zhvillime të vranësirave përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

në zona malore 1 deri 19°C

në zona e ulëta 3 deri 25 °C

në zona bregdetare 7 deri 24 °C.