zoom

Bota

Teksasi në alarm! Tigri braktis “pyllin” dhe shfaqet në qytet

Qytetarët e Teksasit janë tmerruar nga prezenca e një tigri në qytet.

“The Sun” shkruan se tigri ishte larguar nga një kopsht zoologjik privat dhe ka kërcënuar jo pak jetën e qytetarëve. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur kafsha e egër, ecën e qetë nëpër rrugët e zbrazëta të qytetit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, dëgjohen njerëz të tmerruar që thonë të lajmërohet menjëherë policia.

Ndërsa një tjetër person, që dyshohet se është pronari i tigrit, thotë se do e telefonojë. Për të neutralizuar kafshën, dhjetëra njerëz kanë dalë me armë, por sipas tyre, nuk u dëgjua asnjë e shtënë.

Sipas policisë, një person, ende i pa identifikuar ka arritur ta marrë kafshën mbrapa një makine “Jeep” dhe ta largojë nga qyteti.