zoom

Bota

Teksasi ndalon abortin, Guvernatori shprehet se do të ‘eliminojë të gjithë përdhunuesit’

Guvernatori i Teksas, Greg Abbott, e ka mbrojtur ligin më të ri që sapo është miratuar në këtë shtet që tashmë kriminalizon ose ndalon me ligj të gjithë llojet e abortit, duke specifikuar se ne rastet e përdhunimit apo incestit, viktimat nuk do të detyrohen të sjellin në jetë fëmijën.

Abbott, një politikan republikan, shtoi gjithashtu se Teksas do të bënte ç ‘është e mundur për të “eliminuar të gjithë përdhunuesit nga rrugët e këtij shteti”.

Komentet e tij u bënë shkak për një numër kritikash të reja nga kundërshtarët e këtij ligji, që është vendimi më ekstrem që ka marrë një shtet amerikan në gjysmë shekulli në lidhje me çështjen e abortit.

“Komentet e tij janë konfuze pasi ato nuk e reflektojnë aspak realitetin e këtij ligji,” – u shpreh Amy Jones, CEO i qendrës emergjente të sulmeve të përdhunimet në Dallas, Teksas.

Sondazhe të kohëve të fundit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë zbuluar se shumica e përdhunimeve nuk raportohen në polici, përfshi një sondazh të vitit 2019, i cili zbuloi se vetëm rreth 1 në 3 viktima e raportonin një sulm të tillë.

Jones shtoi se pretendimet e Abbott për të “eliminuar të gjithë përdhunuesit nga Teksasi” janë vërtetë jorealiste, pasi po të ishte kaq e thjesht për tu bërë, diçka e tillë do të ishte arritur deri tani.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë federalë në Teksas po vazhdojnë përpjekjet për të sfiduar ligjin e ri që sipas tyre shkel të drejtat themelore të njeriut.