Aplikacion
Në dhjetëra portale dhe në rrjetet sociale vërshuan kritika, komente e shpoti për ngjashmëri të Heroit Kombëtar me kryeministrin Edi Rama.
Kritikat u aplifikuan edhe për shkak se Spiropali e ka krahasuar publikisht shefin dhe idhullin e saj me Skënderbeun.
Të tjerë kritikë thonë se edhe ylli i Davidit në parzmoren e Skënderbeut është sajesë pa baza historike.
Por kush është autori i këtij busti? Zoom.al sjell të dhëna mbi skulptorin dhe si u vendos ky bust në Hora Albanese.
Statuja është punuar nga skulptori Gëzim Muriqi. Ajo është realizuar në Zvicër dhe u vendos në 2023 në Hora Albanese, që konsiderohe si qendër kulturore e shpirtërore e arbëreshëve.
Statuja është dhuratë nga mërgimtarët shqiptarë nga Zvicra, me donator kryesor aktorin Veli Berisha.
Ajo u vendos në sheshin kryesor të Horës, me dakordësi të kryetarit të komunës Rosario Petta, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Bashkive Arbëreshe.
Statuja, – thonë disa kritikë arti, – nuk ka asnjë ngjashmëri me realizimet e mëhershme. Në fakt po, sepse siç mund ta shihni, më shumë se Skëndebeut që jemi mësuar ta shohim majë kalit, ai i ngjan Skënderbeut imagjinar të Spiropalit. /Zoom.al
Vuçiç në konferencë urgjente, akuzon Kurtin për inskenim të sulmit terrorist në Veri