zoom

Politikë

Të shtënat në Kavajë, Grida Duma: Janë militantë të PS

Kandidatja e PD-së Grida Duma ka folur në lidhje me incidentin që ndodhi sot në Kavajë, ku u plagos sekretari i PD-së për këtë qytet.

Duma dënoi ngjarjen e rëndë, ndërsa akuzoi 3 autorët e dyshuar, se janë aktivistë të PS-së. Mes të tjerash Duma tha se PD nuk do ta lërë me kaq këtë çështje. Duma tha se prej agresorë janë përfaqësues të policisë bashkiake, Markel Shtylla, Dorian Troplini. Ndërkohë autori i plagosjes dyshohet se është Ndriçim Jonuzi.

“Është në mbrëmje e trishtë për Shqipërinë, për demokracinë. Kjo nuk është më mënyrë më e mirë që duhet të zhvillohen zgjedhjet. Rama e ka humbur drejtimin prej 8 vitesh. Tani që e ka kuptuar humbjen, shkon në dhunë. Ne nuk do ta lëmë në heshtje, këtë ngjarje të rëndë të plagosjes së sekretarit të PD-së për Kavajën.

Jemi në shtabin 4-5 në Kavajë. Incidenti, aksidenti dhe goditja, janë të gjithë me arsye politike. 3 personat e përfshirë në krim, janë të përfshirë me PS. I njohim padiskutim. Nga çasti në çast presim zotin Basha. I plagosuri është një djalë i një familje pishtar i Demokracisë. Tre persona hynë brenda, dhe djali ishte ulur në karrige. S’më lejohet që të futem brenda. Dyert janë të mbyllura. Pak më parë e pash situatën. Bledar Okshtuni i plagosur. Është një ngjarje e rëndë. Për sa kohë që përfshihen policë bashkiakë, kjo ngjarje s’kalohet lehtë. Pse mendoni ju se ka frikë Rama që po humb?! Ka frikë se po humb. S’di që të përballojë humbjen.”, tha Duma.