zoom

Bota

Të shtëna me armë zjarri në një stacion metroje në Uashington, një i vdekur dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në një stacion metroje në Uashington, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se menjëherë pas sulmit është vënë në pranga autori.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.