zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Theth, dyshohet për një të plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Personi rreth 40 vjeç është qëlluar me automatik në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.