zoom

Bota

Të shtëna me armë jashtë godinës së CIA-s në SHBA, ndërhyjnë agjentët e FBI-së

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në Virginia. Një person i armatosur ishte pikasur jashtë godinës së “Central Intelligence Agency” duke kërkuar dhe të hynte me forcë brenda po u ndalua nga rojet e armatosura.

Negociatat e CIA-s me personin e armatosur zgjatën për orë të tëra, derisa u qëllua nga agjentët e FBI-së, të cilët edhe po hetojnë gjithçka lidhur me rastin. I plagosuri, ende i paidentifikuar, është dërguar në spital.

Protokollet e sigurisë së CIA-s janë rritur pasi një pakistanez pushkatoi për vdekje dy punonjës dhe plagosi tre të tjerë jashtë selisë së agjencisë në vitin 1993.