zoom

Politikë

“Të shkarkohet Meta”! Komisioni i Ligjeve e miraton: Kuvendi të ngrejë Komision Hetimor

Komisioni i Ligjeve ka miratuar që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e sjelljeve dhe veprimtarisë së Presidenti Meta.

14 vota pro dhe vetëm 1 kundër

“Meta ka shkelur edhe nenin 7. Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, Ai nuk qeverisë nuk është pushtet. Ai ka disa kompetenca mbi gjyqësorin por nuk mund të jetë arbitrar. Jo të kërkojë llogari lidhur me thelbin e veprimtarisë. Ai e ka bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka tentuar të ushtrojë vullnetin e tij në këto. Ai i ka intimiduar këto institucione. Duke shkelur këtë nen kushtetues. Është e rëndë me pasoje prapësim e misionit të tyre. Presidenti ka shkelur edhe 86/1 të Kushtetutës. Pra Presidenti bën moderatorin e përplasjeve politike por Presidenti para zgjedhjeve të 25 prillit, u bë me aktivitet të mirëfilltë politik. Duk u bërë palë. Duke shkelur në mënyrë flagrante nenin 86/1. Po ashtu ai ka shkelur edhe nenin 100 paragrafi i parë. Me sulme ndaj SHBA dhe tensionet në politikën e jashtme me SHBA dhe BE në kundërshtim të hapur. I ka shkaktuar dëm imazhin të Shqipërisë dhe nuk mund të riparohet dot më. Por Kuvendi i takon të rivendos në vend nderin e cënuar. Meta thjesht bën përçuesin me aleatët. Këto së bashku në tërësi në veprimtarinë e Presidentit nuk ka asgjë Kushtetuese, por një sjellje absurde. Kjo është arsyeja pse u bë. Shkelje e betimit që ka bërë Presidenti i Republikës. E bashkoj votën time dhe ju ftoj që të votojmë këtë raport të Komisionit të Ligjeve që t’i propozojmë Kuvendit miratimin e këtij Raporti duke ngritur një komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha këto shkelje Kushtetuese. Nëse ky Komision Hetimor do konstatojë që veprimtaria e Metës, që nga 2019 e deri më tani ka shkelje të rëndë, t’i propozohet Kuvendit shkarkimin. Ngritje e Komisonit Hetimor Parlamentar”, tha Manja.