zoom

Lajme

Të (pa)vërtetat/ A kishte gruaja e Lulzim Bashës dorë në tentativat për asgjesimin politik të Berishës?

Një akuzë e rëndë nga demokratët “rizgjoi” Lulzim Bashën.

Me anë të një statusi në FB, Basha hodhi poshtë të gjitha akuzat e “organizatës” së Berishës se bashkëshortja e tij Aurela, punonte për një nga fondacionet e Soros në Shqipëri, duke sqaruar se ajo punon në një fondacion me emër të ngjashëm, por të qeverisë holandeze.

Reagimi i Bashës:

Akuzat

Berisha, me anë të një shkrimi në gazetën RD dhe në Syri.net, shpërndau lajmin se një ndër përfituesit e 32 milionë dollarëve nga USAID ishte Aurela, bashkëshortja e Bashës, si një ndër të angazhuarit në fondacionin “East West Managment Institute”. Ky fondacion, nën kupolën e Soros, do të emëronte disa këshilltarë ligjorë në Gjykatën e Lartë me për të procesuar 35 mijë dosje të prapambetura, në kuadër të “Reformës në Drejtësi”.

PD vijoi denoncimin e Delina Ficos, drejtuese e këtij fondacioni (ish-bashkëshorte e Ramës dhe bashkëshortja aktuale e Bledi Çuçit) për shkelje dhe abuzime me paratë e përfituara nga USAID e SHBA.

Lidhur me këtë, 12 orë më parë, një deklaratë që tronditi disa themele në Shqipëri erdhi nga Kongresi amerikan. Vartësit e Elon Musk në Departamentin e DOGE-s pranuan: “Fondacioni Shoqëria e Hapur i Soros dhe USAID financuan së bashku Institutin Lindje Perëndim. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në burgosjen e liderit të  opozitës, Sali Berisha dhe asgjësimin e oponencës së kryeministrit socialist Edi Rama”, tha një prej raportuesve.

Të (pa)vërtetat

Ndoshta edhe nga emri i ngjashëm i organizatave, PD akuzoi edhe Aurela Bashën, gruan e Lulzim Bashës, si përfituese dhe rrjedhimisht abuzuese e këtyre financimeve. Aurela punon si drejtuese në programin “East West Parlamentary Project”. Por edhe në rast se zyra e PD-së nuk ka bërë një fact-checking të këtij detaji, debati ka një të vërtetë.

Fondacioni i gruas së Bashës financohet drejtpërdrejt ngs Sorosi. Një nga donatorët më të mëdhenj është fondacioni “Ford”, i pari në listën e “Shoqërisë së Hapur”, organizata gjigande e familjes Soros. Një financues tjetër i OJF-së ku ka qenë e angazhuar Aurela Basha është edhe familja Rockfeller, bashkëpunëtorë të ngushtë të Soros dhe fanatikë të ideologjisë majtiste.

Në përfundim, akuzat e PD-së se gruaja e Bashës ka qenë pjesë e persekutimit penal të Berishës mbeten vetëm të tilla. Por në një moment të karrierës së saj Aurela Basha rezulton e paguar nga fondacionet e lidhura me George Soros./Zoom.al

Postime të lidhura