zoom

Aktualitet

Të lumtur me njëri-tjetrin, publikohet fotografia e fundit e dy nxënësve që u vranë dje

Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e fundit të dy nxënësve që mbetën viktima të një sulmi me armë në Glloçan, ndërkohë që po udhëtonin me autobus. Në foto shfaqen Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj, të cilën humbën tragjikisht jetën në ngjarjen që tronditi Deçanin.

Mbrëmë rreth orës 19:00 një person i maskuar sulmoi me armë autobusin, e për pasojë të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënësit. Policia bëri me dije se autobusi është sulmuar me armë zjarri AK-47.