zoom

Bota

Të lidhur me zinxhir për 123 ditë! Prova e çuditshme e dashurisë nga çifti ukrainas

Një çift ukrainas ka vendosur të testojë dashurinë në një mënyrë mjaft të veçantë.

Më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, ato vendosën të lidheshin me zinxhir, si një provë për dashurinë e tyre. Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai kanë qëndruar plot 123 ditë të lidhur me njëri-tjetrin.

Dita ku ata vendosën të hiqnin zinxhirët është shoqëruar nga kamera të shumta, të cilat ishin kurioze për të shikuar këtë akt.

Çifti në fjalë pretendon se shembulli i tyre do të jetë mjaft i mirë për të tjerët, e shpresojnë që e gjithë sprova që kanë kaluar të ketë shërbyer për diçka.

“Kemi komunikim të mirë dhe tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Unë dhe Alexander e kemi kuptuar që nuk kemi nevojë për këtë lidhje, thjesht do të na bëjë dëm”, ka deklaruar Victoria.