zoom

Të gjitha

“Të kam toleruar shumë”! Gruaja e Stines flet për motrën e tij: Kam kohë që rri e heshtur

Para pak ditësh, Stine dhe motra e tij, Alida, që gjithashtu merret me muzikë, ishin të ftuar tek programi Soiree, në një intervistë si “vëlla e motër”. Në një moment gjatë intervistës, Jonida Shehu, moderatorja, i pyet: “Anën e kujt mban Stine nëse ka një situatë midis teje dhe gruas së tij?”

Përgjigjen e jep shumë shpejt Alida, që thotë me siguri:

“Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë.”

Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah të paska gënjyer” si me shaka, thënë nga Jonida dhe ca të qeshura paksa të sikletshme nga të ftuarit e tjerë. Ky moment i videos është hedhur në Instastory nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila shkruan:

“Realisht nuk di çfarë të them. I ke gabimet ndaj meje dhe prap nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh, si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tende.”

Ndoshta ky reagim mund t’ju duket pak i tepërt, por nuk mbaron me kaq. Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.

Në një intervistë të 2016-ës tek Zonë e Lirë, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në Instagram nga Grazia, vijon kështu:

“Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance With Me”.

Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.”

Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”. Biseda vazhdon:

Si të duket? – Mirë.

Çka? – Po. *dëgjohet me gjysmë zëri*; Mirë.

Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida.

Bashkangjitur kësaj videoje, Grazia shkruan:

“09.09.2016. Unë kam qenë 7-muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!”

Ka akoma: Në një tjetër intervistë të Zonë e Lirë, dy vitë më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’.

Pas publikimit të këtyre videove, Grazia e mbyll me:

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë të kem një raport të tillë me ty, pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e bashkëshortit tim të ishte edhe e imja. Për këtë të kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj po ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka edhe diçka: Mllefi im nuk vjen vetëm nga këto uljet dhe fyerjet publike apo edhe jo-publike që më ke bërë. Ka më shumë dhe më rëndë se kaq, pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të të rëndojnë dhe ty po aq shumë!”