zoom

Aktualitet

Të dhënat e qytetarëve nuk ruhen nga e-Albania? Specialisti i IT-së nxjerr “zbuluar” AKSH-in, ngre pikëpyetje mbi deklaratat

Skandali i publikimt të të dhënave nga patronazhistët është kthyer në një nga temat kryesore në opinionin publik dhe ate politik

Së fundmi një reagim ka ardhur nga eksperti i IT-së, Gentian Progni, i cili i është përgjigjur AKSH-it pasi më herët ky institucion deklaroi se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen.

Në një postim në rrjete sociale, eksperti ngre një sërë pikëpytjesh në lidhje me prononcimin e AKSH-it i cili u shpreh se të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania.

Kujtojmë se drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj tha po ashtu se “përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot”. Progni i cili i drejton një sërë pyetjesh për sqarim institucionit të AKSH-it të drejtuar nga Karçanaj.