zoom

Politikë

Taulant Balla bën propozimin: Të ndalohet përdorimi i Tik-Tokut në pajisjet zyrtare, rrezik

Në Komisionin e Integrimit kur po shqyrtohej projektligji për disa ndryshime në ligjin  “Për mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë”, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar që platforma sociale Tik-Tok të ndalohet së përdoruri nga institucionet publike me argumentin se përbërjen rrezik për sigurinë e vendit.

“… Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, I bashkohem vendimeve për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni në tre nivelet, në këshill, legjislacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion janë eminent” tha Balla.