E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Tarifat e korrupsionit në Kadastër, 4 milionë lekë për një legalizim

18/09/2023
in Aktualitet, Slider
0
Tarifat e korrupsionit në Kadastër, 4 milionë lekë për një legalizim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nën drejtimin e Dallendyshe Bicit vijon të zbatohet ligji i “xhunglës”. Pas dhjetëra denoncimeve të mbërritura për zvarritje dhe marrjen e zgjidhjeve kur ke mik, televizioni “Ora News” ka bërë një investigim të zgjatur në kohë në ASHK.

Te dera e këtij institucioni është afishuar njoftimi i drejtueses Dallëndyshe Bici, që mban datën 19.4.2023. Te njoftimi bëhet me dije se aplikimet bëhen vetëm në platformën “e-Albania”, duke shmangur në këtë mënyre kontaktin me punonjësit. Për më tepër asnjë person fizik apo juridik nuk duhet të lejohet brenda ambienteve të institucionit.

Ky njoftim ka vetëm vlerë teorike, sepse praktikisht në ambientet e Kadastrës hyjnë e dalin qytetarë pa pushim. Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë. Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë.

“Janë bërë të tërë dhe veç lekët e kanë mendjen, asnjë nuk punon veç pare duan. Kam aplikuar tre herë po në 2014-ën, herën e fundit erdhën dhe më bënë matjet te shtëpia. Ai më tha 4 milionë para 6 muajsh. Po ku t’i marr, i thashë, pensionist jam unë.

Apo kam dhe shumë pension, 200 mijë lekë. 20 mijë janë ato se na ka ngelur me Enverin… S’kam çfarë të të bëj, kur të të vijnë radha, më tha. Dje e mora në telefon, tha hajde njëherë po bisedojmë e ulim tarifën”, shprehet një qytetar.

Pas disa minutash pritjeje qytetarit i vjen telefonata.

Qytetarët që shkojnë e vijnë me dokumenta në duar shprehen se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin dhe ata ndihen të dorëzuar para këtij fakti.

“E hedhim ne këtë se nuk bëjmë gjë. Nuk gjejmë derman, s’ka rregulla kurrë. Korrupsioni siç ka qenë është. Është bërë më keq. Vetëm të kesh t’i shkelësh me këmbë.

T’i kesh lekët me i shkel. Më vjen gjynah për të rinjtë. Për Zotin, është hajdutllëk i madh, korrupsion i madh që nuk hiqet dot”, shprehet qytetarja.

Realiteti imagjinar i Dallëndyshe Bicit për ASHK është ky ku për të shmangur korrupsionin, koridoret e institucionit janë pa qytetarë, sepse shërbimet ofrohen online.

Por e vërteta e hidhur është se qytetarët mund të mbarojnë punë vetëm pasi të shkundin xhepat dhe paguajnë “gjobat” që i vënë drejtorët ose specialistët./Oranews

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: dallendyshe biciKadaster

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Rama flet për Kadastër digjitale, por posta elektronike është në kaos
Politikë

Rama flet për Kadastër digjitale, por posta elektronike është në kaos

04/09/2023
“Diktaturë! Jemi pa paga dhe pa pushime”/ Punonjësit e Kadastrës dëshmojnë situatën e rënduar
Aktualitet

“Diktaturë! Jemi pa paga dhe pa pushime”/ Punonjësit e Kadastrës dëshmojnë situatën e rënduar

26/08/2023
Një histori e shkurtër e dështimeve jetëgjata në Kadastër dhe rasti i Lalëzit
In Zoom

Një histori e shkurtër e dështimeve jetëgjata në Kadastër dhe rasti i Lalëzit

25/08/2023
PD kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës
Politikë

PD kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës

13/05/2023
“Holandezët janë të shtrenjtë”, Rama takohet me kompanitë e interesuara për Porto Romanon
Politikë

Rama gjatë prezantimit të Bicit: Task-Forcë speciale për të prerë bishtat korrupsionit në Kadastër

11/03/2023
Shkarkimi i Artan Lames, Rama prezanton drejtuesen e re të Kadastrës
Aktualitet

Shkarkimi i Artan Lames, Rama prezanton drejtuesen e re të Kadastrës

11/03/2023
Lajm i rradhës
Rikthehet Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimë

Rikthehet Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimë






ADS

Të fundit

Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
Aktualitet

Tensionet në veri/ Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës

24/09/2023
Aktualitet

Policia e Kosovës ekzekuton një tjetër sulmues, arrestohen 3 serbë

24/09/2023
Aktualitet

Polici i Vlorës dhunon efektivin e “Shqiponjave”, e ndihmojnë edhe 2 miqtë e tij

24/09/2023
Aktualitet

Kundërpërgjigjet Policia e Kosovës, vret një nga sulmuesit

24/09/2023
Aktualitet

Po shërbenin bashkë kur u sulmuan, kolegu i policit të vrarë: S’e besoj dot

24/09/2023
Aktualitet

Grupi i armatosur në Kosovë ka lidhje me Wanger? Dyshimet e policisë

24/09/2023
Politikë

Tirana dënon vrasjen e policit në Kosovë: SHBA-BE të ulin palët, rrezikojmë konflikt të armatosur

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In