zoom

Aktualitet

Tapë në timon! Plagosi rëndë një person, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Një 36-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, pasi ka aksidentuar rëndë një tjetër 36-vjeçar në Durrës.

Mësohet se personi i arrestuar ndërsa drejtonte mjetin e tij tip “BMW” në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet bujqësor që po drejtohej nga 36-vjeçari me iniciale I.V.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje serioze për jetën.