zoom

Aktualitet

Tapë në timon! Aksident në rrugën Gramsh-Cërrik, lëndohet drejtuesi i dehur

Një 29-vjeçar është lënduar këtë të diel, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, ku shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë e aksidenti është lënduar dhe ndodhet në spital drejtuesi i makinës.

“Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.