zoom

Aktualitet

“Tani do sqarohemi bashkë”/ Zbardhet dëshmia e policit për vrasjen në Komisariatin Nr.3

Janë zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më partë në ambientet e Komisariatit Nr.3 në kryeqytet ku një efektiv policie qëlloi për vdekje kolegun e vet.

Një prej policëve të tjerë që ndodhej në vendngjarje ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve ku dhe ka treguar versionin e tij për ngjarjen.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai nguli këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu.

Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit: tani do të sqarohemi bashkë.

Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.