zoom

Aktualitet

Tamponë Covid-i të falsifikuar, SPAK arreston mjekun në Institutin e Higjienës

Nga operacioni i SPAK-ut është vënë në pranga mjeku në Institutin e Higjienës, Niko Nika. Niko Nika, me profesion mjek në Institutin e Higjienës, ishte në kërkim dhe figuron tek përgjimet e SPAK-ut, ku u zbërthye skema korruptive.

Mjeku merrte para për të bërë tampon jashtë radhe. Në grup ishin të përfshirë edhe 13 anëtarë të tjerë të shëndetësisë.

Nika është vënë në pranga dhe akuzohet për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe ndikim i paligjshëm.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e policisë.