Aplikacion
Raportohet se të paktën një grua u plagos. Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte sesi një gruaje i rridhte gjak nga një plagë në kokë.
Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci. Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.
Më 4 shtator, gratë protestuese u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta”. Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talibanët e armatosur.
Disa gra mund të shiheshin duke u kollitur nga gazi lotsjellës, ndërsa disa të tjera thanë se ishin rrahur. Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit.
Një udhëheqës i lartë taliban, Sher Mohammad Abbass Stanekzai, i tha BBC-së më 31 gusht se ai nuk mendonte se gratë do të emëroheshin në poste të larta në qeverinë e tyre, por tha se ato do të kenë një rol.
Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.
“Do not recognise the Taliban or legitimise them”
A 2nd day of protests held by brave women in Kabul. The West & countries in the region have already abandoned Afghan women. But their recognition of the Taliban could make things even worse for them
Don’t abandon Afghan women pic.twitter.com/VzvWIyxSjN
— Masih Alinejad ?️ (@AlinejadMasih) September 4, 2021
Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve.
Pasi morën kontrollin e Afganistanit pas 20 vjetësh të prezencës së huaj ushtarake, talibanët tani janë nën vëzhgimin e udhëheqësve perëndimorë nëse kanë ndryshuar, përfshirë edhe mënyrën se si i trajtojnë vajzat dhe gratë.
Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj rradhe do të sundojnë ndryshe.
Group of Afghan women staged protest today in #Kabul to demand their right to work and education.
Taliban have banned many women from working outside their homes and girls from attending school, university.
Yesterday, similar demonstration broke out in western city of Herat. pic.twitter.com/ouYxrCCdtv
— Frud Bezhan فرود بيژن (@FrudBezhan) September 3, 2021