zoom

Bota

Talebanët nisin dhunën në Kabul, gra e fëmijë të gjakosur

Premtimi i talebanëve për amnisti dhe për qetësi duket se nuk ka zgjatur shumë, pamjet e fundit nga Kabuli tregojnë se ato kanë filluar të përdorin dhunë.

Udhëheqësit talebanë një ditë më parë në një konferencë për media pas marrjes së kontrollit të Afganistanit dhe premtuan rivendosjen e rendit dhe amnisti për bashkëpunëtorët e Perëndimit, në terren situata është krejt ndryshe.

Siç shihet dhe nga fotot, njerëz të gjakosur, mes tyre edhe fëmijë, të fshikulluar me kamxhik nga talibanët për t’i penguar që të futen në aeroportin e Kabulit.

Ata premtuan se do të sigurojnë më shumë liri për gratë në jetën publike, bazuar gjithsesi në ligjet e sheriatit, por shumë pak njerëz e besojnë këtë.

Kujtojmë se udhëheqësit talibanë thanë se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve të Perëndimit, por disa video të publikuara në mediat amerikane tregojnë të kundërtën.