zoom

Aktualitet

Takimi në seli, zbardhet mesazhi i Bashës për deputetët e rinjë opozitar: Ja si do veprojmë

Eshtë zbardhur mesazhi i kreut të PD, Lulzim Basha për deputetët e rinj opozitar të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka falenderuar secilin prej deputetëve ndërsa ka shtuar se pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ata sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë.

Sipas Bashës ata  pa hequr dorë nga vlerat tona, u bënë më të fortë kudo.

”Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!” ka thene Basha.