Aplikacion
7 Mars, 2021 7:30 pm | | Ekonomi
Konfederata e Industrive të Shqipërisë, Konfindustria, përmes një reagimi për mediat ka shprehur shqetësimin për rritjen e çmimit të gazit në treg. Sipas Konfindustrias çmimi i gazit në Shqipëri është rritur me afërsisht 25% dhe kjo është tregues i një tregu të kontrolluar.
“Rritja e menjëhershme në pothuaj të gjitha pikat e tregtimit dhe në të njëjtën masë të cmimit të gazit natyror është tregues i qartë i mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve, shfaqje të kartelit dhe oligopoleve ne treg dhe me pasoja të drejtpërdrejta te kostot e biznesit, qytetarëve duke rënduar më tej treguesit historikë negativë të zhvillimit ekonomik edhe për vitin 2021”, shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria.
Konfindustria i kërkon Autoritetit të Konkurencës të fillojë hetim administrativ sa më të shpejtë për rritjen e cmimit të gazit. Sjellje të ngjashme të operatorëve në tregun e gazit dhe të karburanteve në tërësi në Shqipëri janë të pranishme në mënyrë të përhershme dhe fakeqësisht pa zgjidhje nga institucionet rregullatore dhe ekzekutive përgjegjës.
Kjo nuk është hera e parë që çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri ndjekin kah të kundërt me ate të bursave ndërkombëtare. Ndërkohë që çmimet e hidrokarbureve bien në bursa, në Shqipëri çmimet rriten.