zoom

Lajme

Tabaku për raportin e KKIE: Fatkeqësi që procesi integrimit s’u përdor për të ndihmuar qytetarët!

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarja e KKIE dhe deputetja e PD Jorida Tabaku, u foli mbi procesin e integrimit dhe rëndësinë e këtij procesi për Shqipërinë. Ajo u shpreh se kjo ccështje ndonëse i bashkon në dukje palët i ndan në frymën dhe mënyrën si duhet ky proces.

“Më vjen keq që për këtë çështje që i bashkon të gjitha palët ne e nisëm me debat. Sot duhet të kishim dhënë një mesazh që ky proces nuk është i qeverisë, nuk ka pronar, por është një proces ku duhet të përfshihen të gjitha palët dhe opozita në të drejtën e saj për të dhënë mendime, sygjerime, qofshin ato të gabuara apo të mira, për hapësirën që ajo ka në parlament për të folur për këtë çështje”, tha ligjvënësja demokrate.

Gjithashtu shtoi se procesi i integrimit, ashtu siç është prezantuar deri më sot nga qeveria, ka ngelur në kuadrin disktuimeve dhe prezantimeve në PoëerPoint. “Këtu nuk flasim për cilësi reformash, nuk flasim për ligje që duhet të ndryshojnë jetën e qytetarëve”, vazhdoi ajo, duke kritikuar qasjen burokratike të qeverisë dhe mungesën e reformave që i shërbejnë këtij procesi.

“Mua me vjen keq që gjatë vitit të kaluar kemi pasur votime të njëanëshme të ligjeve të cilat nuk e kanë rritur rolin e parlamentit, por vetëm që e kanë cunguar dhe zvogëluar atë dhe hapësirën e opozitës në parlament si miratimi i ligjit për Komisionet Hetimore dhe ndryshimi i rregullores së parlamentit”, tha më tej Tabaku. Deputetja kritikoi qasjet anti-europiane të disa metodave të implementuara ng qeveria në ligjvënie duke i kujtuar rëndësinë e Kuvendit dhe analizën reale të impaktit të ligjeve në Kuvend.

“Ne e kemi mbajtur procesin e integrimit, një proces politik, një proces burokratik, një proces zyrtarësh dhe nuk e kemi bërë një proces të qytetarëve. Kjo vjen sigurisht me cilësinë e legjislacionit që miratohet këtu në parlament, vjen me gjithëpërfshirjen për të cilin KKIE vitin e kaluar i ka hapur dyert shoqërisë civile, për ta bërë procesin e integrimit me të gjithë grupet e interesit, me partnerët, me dhomat e tregtisë, me shoqërinë civile sepse sot në Shqipëri ashtu siç thotë dhe raporti i Freedom House, nuk ka një hapësirë për shoqërinë civile për të dhënë mendime dhe për të kontribuar në këtë proces”, u shpreh Tabaku.

Më pas propozioi miratimin e njw projektrezolute për procesin e integrimit Europian: “E kemi përdorur integrimin për retorikën e ditës dhe ndërkohë kemi shkuar gjithmonë në drejtim të kundërt. Për këtë arsye unë mendoj se ka ardhur koha që Parlamenti të miratojë një rezolutë të përbashkët të të gjithë kaheve politike, ku ne përcaktojmë disa drejtime kryesore që janë të pashkelshme nga askush”, përfundoi deputetja demokrate.

Më poshtë fjala e plotë e Jorida Tabakut:

“Së pari, më vjen keq që për këtë çështje që i bashkon të gjitha palët ne e nisëm me debat. Sot duhet të kishim dhënë një mesazh që ky proces nuk është i qeverisë, nuk ka pronar, por është një proces ku duhet të përfshihen të gjitha palët dhe opozita në të drejtën e saj për të dhënë mendime, sygjerime, qofshin ato të gabuara apo të mira, për hapësirën që ajo ka në parlament për të folur për këtë çështje.

Së dyti, vitin e shkuar parlamenti i Shqipërisë miratoi me 119 vota ligjin për procesin e integrimit. I kam falenderuar të gjitha kolegët e opozitës të cilët në një situatë të vështirë janë bërë bashkë për të votuar ligjin duke gjykuar që do të rritet roli i Kuvendit për t’u përfshirë, jo për t’u përjashtuar ne diskutime. Procesi i integrimit, ashtu siç është prezantuar deri më sot nga qeveria, ka ngelur në kuadrin disktuimeve dhe prezantimeve në PoëerPoint. Këtu nuk flasim për cilësi reformash, nuk flasim për ligje që duhet të ndryshojnë jetën e qytetarëve. Këtu flasim sesa zv. Ministra dhe sesa zyrtarë shkojnë në Bruksel dhe sesa prezantime PoëerPoint bëhen. Parlamenti ka të paktën 3 vite që nuk bën një diskutim të plotë se kush janë nevojat, se çfarë duhet bërë në këtë proces dhe cilat janë hapat që do ndërmerren. Ashtu sikurse edhe në Konferencën e Kryetarëve kur u diskutua roadmap-i i institucioneve të pavarura që është puna kryesore e Kuvendit, si përfaqëuese e opozitës isha atje, si përfaqësuese e grupit parlamentar të PD-së, për të thënë pikërisht qëndrimin që ka PD-ja dhe grupi parlamentar për këtë çështje.

Duke besuar dhe duke gjykuar që çdo ligj që kalon në këtë parlament ka patjetër një komponent me përafrimin e legjislacionit me ndryshimin e standarteve, me ndryshimin e normave, që në vetvete ka të bëjë me revolucionin ose shtetndërtimin që ka procesi i integrimit në thelb dhe qëndër të saj, shpeshherë parlamenti dhe roli i tij është anashkaluar, megjithëse duhet të ishte ndryshe.

Mua me vjen keq që gjatë vitit të kaluar kemi pasur votime të njëanëshme të ligjeve të cilat nuk e kanë rritur rolin e parlamentit, por vetëm që e kanë cunguar dhe zvogëluar atë dhe hapësirën e opozitës në parlament si miratimi i ligjit për Komisionet Hetimore dhe ndryshimi i rregullores së parlamentit. Të gjitha këto kanë qënë detyrime kohë mëparë, kush ka kohë në këtë proces e di që në vitin 2009, 2011, sesa e rëndësishme ishte dakordësia, sepse bashkëdakordësia është themeli kryesor në procesin e integrimit. Këtë bashkëdakordësi fatkeqësisht parlamenti nuk e gjeti vitin e shkuar për ligje që duhej patjetër që të ishin diskutuar në mënyrë të përbashkët nga dy palët politike.

Së treti, procesi i integrimit ndodhet në një fazë tjetër, ku pas përfundimit të procesit të screening, proces komplet teknik, ne duhet të kalojmë tashmë në një ndryshim cilësorë i cili duhet të vij patjetër nga ky parlament. Kur i referohem ndryshimit cilësorë, këtu bëhet fjalë për një sërë elementësh të cilët unë dua t’i prek: 1) Roli i parlamentit duhet të jetë kyç në disa nga elementët dhe kriteret kryesore në procesin e integrimit, duke filluar me luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj pastrimit të parave, luftën ndaj krimit të organizuar, çështje të cilat lidhen me pronat, me të drejtat e minoriteteve dhe me çështje të zgjedhjeve. Ndërkohë që flasim, institucionet e pavarura kanë prezantuar raportet e tyre dhe nesër kemi mbledhjen e KKIE përsa i përket këtyre institucioneve në grupin e parë të kapitujve, që janë elementë që lidhen me Cluster 1, më të drejtat themelore që duhet të kishin nisur diskutimin me kohë.

Kam përshëndetur në emër të grupit parlamentar të PD-së procesin e ri që ka nisur njëkohësisht, procesi i integrimit gradual. Duke qënë se një datë nuk po vjen për procesin e negocitatave, duke qënë se nuk kemi sot një diskutim konkret sesi mund të ndryshojë jeta e qytetarëve, që procesin mos ta mbajmë politik, por të kemi qytetarët në qënder, duhet të ndërmerren patjetër reforma që kanë në qëndër qytetart dhe ky ka qënë dështimi i parë i qeverisjes dhe politikës duke na përfshirë të gjithëve bashkë.

Ne e kemi mbajtur procesin e integrimit, një proces politik, një proces burokratik, një proces zyrtarësh dhe nuk e kemi bërë një proces të qytetarëve. Kjo vjen sigurisht me cilësinë e legjislacionit që miratohet këtu në parlament, vjen me gjithëpërfshirjen për të cilin KKIE vitin e kaluar i ka hapur dyert shoqërisë civile, për ta bërë procesin e integrimit me të gjithë grupet e interesit, me partnerët, me dhomat e tregtisë, me shoqërinë civile sepse sot në Shqipëri ashtu sic thotë dhe raporti i Freedom House nuk ka një hapësirë për shoqërinë civile për të dhënë mendime dhe për të kontribuar në këtë proces.

Ligjvënia: Ndërkohë që ne flasim për procesin e integrimit, ndërkohë që ne flasim për të plotësuar dhe për të miratuar disa ligje, njëkohësisht dhe Komisioni zhvillon legjislacion, vendet anëtare, parlamenti miraton legjislacion sepse ky proces nuk është një proces i ngrirë. Shqipëria nuk avancon, Shqipëria ndodhet në të njëjtin pozicion por nga ana tjetër legjslacioni europian avancon dhe ne nuk e kemi luksin që në këtë proces të miratojmë ligje që bien ndesh me frymën e legjislacionit, gërmen e legjislacionit europian por njëkohësisht dhe me praktikat më të mira. Ligji i investimeve strategjike i shtyrë, ligji i zonave të mbrojtura,ligje të cilat lidhet me konsultimin publik, ligji i cybersecurity i cili u diskutua disa javë më parë këtu në Parlament.

Nuk janë as në frymën as në gërmën e legjislacionit të BE. Këto janë probleme të cilat i kam ngritur në disa platforma, i kam diskutuar në shumë forume por që nuk kanë gjetur asnjëherë zgjidhje sepse procesi i integrimit kërkon në vetvete vullnetin politik. Kërkon vullnetin politik për ti ndryshuar gjërat, për të mos menduar për politikën e ditës dhe për të avancuar para në fusha që me të vërtetë bëjnë një ndryshim rrënjësor, Meqënëse ndodhemi në një situatë, në një moment ku me të vërtetë duhet të fillojë një ndryshim për qytetarët, ku me të vërtetë duhet të kishte rënë një këmbanë alarmi oër qytetarët që largohen këmbësh më shumë se në cdo vend tjetër. Dhe për ta bërë procesin e integrimit një shtytje për ta ndryshuar vendin, unë besoj pavarësisht problemeve që ka secili kah i politikës, opozita ka qenë gati për cdo reformë dhe për cdo ligj që shkonte në këtë drejtim dhe ky diskutim këtu nuk ka ndodhur.

E di që është shumë të kërkosh tashmëqë një vit përpara zgjedhjeve të shkojmë në atë drejtim, është shumë që të kërkojmë tashmë që të ngrejmë mekanizma të cilat e bëjnë procesin ligjvënës më transparent që e bëjnë luftën ndaj korrupsionit, më gjithëpërfshirëse, të cilat ë bëjën betejën për pastrimin e parave më transparente. Sot ndoshta jemi vonë për të diskutuar mbi këto mekanizma që duheshin diskutuar 3 vite më parë por nuk jemi asnjëherë vonë për ta marrë këtë proces dhe për ta cuar aty ku i takon diskutimit me qytetarët.Bashkë me zv.

Kryetaren e Komisionit për Cështjet Europiane, zonjën Gjonaj dhe bashkë me ambasadorët e BE në vite,në dy vitet e fundit kemi nisur një dialog me studentët me qytetarët për ta bërë procesin e integrimit më të prekshëm dhe e dini se kush është pyetja kryesore që na është bërë në këto forum? Kush është mënyra më e mirë për tu larguar nga Shqipëria? Dhe është e trishtë, është shqetësuese që sot pyetja e vetme që vjen nga studentët është si të largohemi nga Shqipëria pasi ne kemi dështuar qartësisht që me ligjet e miratuara këtu, me reformat e miratuara ta bëjmë këtë proces, procesin që e ndryshon Shqipërinë. Por e kemi përdorur procesin e integrimit, e kemi përdorur integrimin për retorikën e ditës dhe ndërkohë kemi shkuar gjithmonë në drejtim të kundërt. Për këtë arsye unë mendoj se ka ardhur koha që Parlamenti të miratojë një rezolutë të përbashkët të të gjithë kaheve politike ku ne përcaktojmë disa drejtime kryesore që janë të pashkelshme nga askush. Unë nuk e kuptoj se cfarë e shqetëson mazhorancën kur një propozim për një ligj të caktuar vjen nga opozita.

Nuk besoj se ka dicka të keqe, thjesht deputetët ushtrojnë të drejtën e tyre lgijvënëse.Nuk e di se cfarë e shqetëson mazhiorancën që një ligj te ketë konsultimin publik.Nuk e di cfarë e shqetëson mazhiorancën që të ketë forume diskutimi,që të ketë raportime në mënyrë periodikë Ministrat të vijnë dhe të raportojnë kriteret. Pikërisht kjo transparancë dhe ky komunikim me Kuvendin i ka munguar të paktën përiudhës së kaluar dhe unë shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt jo për në për politikën po për qytetarët ,për të kuptuar që ky legjislacion që po ndryshon që në pjesën më të madhe të rasteve nuk shkon në të njëjtin drejtim me atë të BE është ai që do të ndryshojë situatën, do të ofrojë shërbim më të mirë arsimi, shëndetësia, do të luftojë luftën kundër korrupsionit, do të ofrojë atë sistem që sot mungon në Shqipëri.

Por e kemi përdorur procesin e integrimit, e kemi përdorur integrimin për retorikën e ditës dhe ndërkohë kemi shkuar gjithmonë në drejtim të kundërt. Për këtë arsye unë mendoj se ka ardhur koha që Parlamenti të miratojë një rezolutë të përbashkët të të gjithë kaheve politike ku ne përcaktojmë disa drejtime kryesore që janë të pashkelshme nga askush. Unë nuk e kuptoj se cfarë e shqetëson mazhorancën kur një propozim për një ligj të caktuar vjen nga opozita. Nuk besoj se ka dicka të keqe, thjesht deputetët ushtrojnë të drejtën e tyre lgijvënëse.Nuk e di se cfarë e shqetëson mazhiorancën që një ligj te ketë konsultimin publik.Nuk e di cfarë e shqetëson mazhiorancën që të ketë forume diskutimi,që të ketë raportime në mënyrë periodikë Ministrat të vijnë dhe të raportojnë kriteret.

Pikërisht kjo transparancë dhe ky komunikim me Kuvendin i ka munguar të paktën përiudhës së kaluar dhe unë shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt jo për në për politikën po për qytetarët ,për të kuptuar që ky legjislacion që po ndryshon që në pjesën më të madhe të rasteve nuk shkon në të njëjtin drejtim me atë të BE është ai që do të ndryshojë situatën, do të ofrojë shërbim më të mirë arsimi, shëndetësia, do të luftojë luftën kundër korrupsionit, do të ofrojë atë sistem që sot mungon në Shqipëri.

Për ta përmbyllur për mos ta zgjatur, sepse do përpiqem që të flas dhe në pikën e rradhës, një sërë raportesh ndërkombëtare kanë dale dhe janë publikuar duke filluar me atë të publikuar sot në mëngjes nga Freedom House, atë të Transparency International,me raportin e krimit të organizuar të Departamentit të Shtetit por dhe vetë progres raportin që publikohet në mëyrë të përvitshmë për Shqipërinë që duhet tduhet menjëherë të nisim një dialog me qytetarët,duhet patjetër që të lëmë interesin politik të ditës dhe të fokusohemi sot aty ku ka rëndësi tek ndryshimi, një ndryshim që nuk ka ardhur, nuk po vjen një ndryshim që ndryshe nga cdo vend tjetër rajoni që nuk ka as probleme etnike, as probleme fetare, as diskutime dhe debate me fqinjët per çështje territoriale dhe ndodhemi në të njëjtin proces, kështu që shpresoj shumë që në javët në vijim duke rifilluar dhe me punën e plotë në pjesën se çfarë duhet të bëjë më mirë për institucionet, në pjesën e asaj gjithëpërfshirjeje që sot fatkeqësisht mungon.

Ne duhet patjetër që ta bëjmë procesin e integrimit, proces të një diskutimi kombëtar, duhet menjëherë të nisim një dialog me qytetarët,duhet patjetër që të lëmë interesin politik të ditës dhe të fokusohemi sot aty ku ka rëndësi tek ndryshimi, një ndryshim që nuk ka ardhur, nuk po vjen një ndryshim që ndryshe nga cdo vend tjetër rajoni që nuk ka as probleme etnike, as probleme fetare, as diskutime dhe debate me fqinjët per çështje territoriale dhe ndodhemi në të njëjtin proces, kështu që shpresoj shumë që në javët në vijim duke rifilluar dhe me punën e plotë të KKIE nga dita e nesërme, ne ta bëjmë këtë cështje diskutim për qytetarët, ta bëjmë këtë cështje diskutim për Parlamentin dhe të sigurojmë atë që ky proces ka nevojë: Gjithëpërfshirje, sepse kjo fjalë kycë sot nuk ekziston. Ky proces nuk ka pse të ketë pronarë,ky proces duhet të ketë vetëm përfitues që janë qytetarët!”. /ZOOM.AL/