zoom

Lajme

Tabaku i thotë se po fliste më shumë se deputetët e tjerë, Felaj i kujton llogarinë e pagës…!

Parlamenti po shoqërohet me akuza dhe tensione mes palëve politike, kryesisht për çështjen e Xibrakës.

Debate në Kuvend pati edhe mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj.

Tabaku, mes ironisë theksoi se më shumë fliste Felaj se sa deputetët e tjerë, ndërsa theksoi se Kuvendi është mbledhur në mënyrë antikushtetuese, pasi nuk ka kuorum.

Ndërkohë, Felaj theksoi se Tabakut i pëlqen më shumë kur vjen puna të llogaritja e efekteve të pagës.

DEBATI:

Jorida Tabaku: Zonja drejtuese e seancës, më shumë flisni ju se deputetët. Sot ky Parlament po mblidhet sepse ju në mënyrë antikushtetuese keni votuar ligje pa kuorum. Mos na shpenzoni kohën duke dëgjuar ju më shumë se ata që flasin. na lini të flasim se për atë punë kemi ardhur këtu.

Ermonela Felaj: Gëzohem që më në fund përdorët mikrofonin, se edhe kur jeni, s’jeni. Edhe ju ishit, ndonëse nuk e ngritët zërin si kolegët tuaj. Me sa duket ju pëlqen të llogariteni kur vjen puna te efektet e pagës. /ZOOM.AL/