zoom

Sport

Superkupa e Italisë nuk ndryshon, mbetet në Arabi dhe me të njëjtin format

Tani është zyrtare dhe Italia e ka konfirmuar. Superkupa e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite, sërish me të njëjtin format, Final Four.

Katër klubet më të mira italiane do të përballen për trofeun e parë sezonal në Arabinë Saudite, ku është vendimi i marrë nga asambleja e Lega Serie A.

Pavarësisht se tifozët dolën kundër këtë sezon, ku Superkupa u zhvillua në Arabinë Saudite, nuk e kishte atë shkëlqim që pritej, në fund me sa duket diferencën e kanë bërë të ardhurat, fitimet që janë më të mëdha për klubet, por dhe për vetë Ligën.

Ky turne do të luhet në janar të 2025, pra as kalendari nuk ka ndryshime dhe as skema se si kryqëzohen skuadrat në gjysmëfinale. Të njëjtin format zhvillon edhe Spanja prej disa vitesh, ku përfitimet financiare janë të kënaqëshme, si për ekipet, ashtu edhe për federatat respektive. /ZOOM/AL/