zoom

Politikë

Super skandal/ Politikani premton vende pune pas 25 prillit në këmbim të parave dhe seksit

Emisioni investigativ “Stop” ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë një super skandal.

Sipas statusit të tyre në Facebook, bëhet me dije se një politikan kërkon para dhe favore seksuale për punësim pas 25 prillit.

Statusi:

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sonte, sesi zyrtarë partiakë premtojnë vende pune në këmbim të votave të 25 prillit. Zyrtari i regjistruar, shprehet, se aktivistët do të merren në punë pa para, ndërsa ata, që janë në punë e do të duan t’i mbajnë vendet e punës, duhet të paguajnë. Ndërsa negociohet për punë e pozicione, zyrtari nuk ngurron edhe të ngacmojë seksualisht vajzën, që po punon për fushatën dhe kërkon të sistemohet në punë pas 25 prillit…Mos harroni të na ndiqni sonte!