zoom

Aktualitet

Raketa mbi ambasadën e SHBA në Bagdad

Të paktën tre raketa goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke synuar Ambasadën e SHBA, sipas raporteve fillestare nga burimet lokale të sigurisë.

Sipas AFP, të njëjtat burime, të cilat nuk janë konfirmuar deklarojnë se nuk është raportuar asnjë viktimë.

Njëra prej raketave thuhet se ra në kufirin e zonës së sigurisë së lartë të zonës, ndërsa dy të tjerat ranë në lagjet e banuara ngjitur.

Ky është sulmi është i treti në një javë që shënjestron institucionet diplomatike, ushtarake ose tregtare perëndimore në Irak pas disa muajsh qetësi.