zoom

Politikë

Sulmohet 513-milionëshi i Abramovich

Solaris, jahti i famshëm në pronësi të Roman Abramovich, me vlerë më shumë se 513 milionë euro, u sulmua në Barcelonë nga aktivistët. Kjo ishte një shfryrje dufi kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sipas raportimeve të publikuara nga gazeta britanike “The Mirror”, një protestues lituanez u përpoq të përplaste një varkë me superjahtin “Solaris” të Roman Abramovich, por nuk e bëri dot këtë. Pas incidentit, jahti i majnjatit rus është transferuar në një vend të sigurt.

“Global Chronicle” raporton se Policia e Portit dhe Garda Civile identifikuan aktivistin, i cili mori me qera varkën “L’Estreta” me qëllim që ta përplaste me jahtin e ende pronarit të Chelsea, i cili ishte ankoruar në “Marina Barcelona 92” (MB92). Policia nuk i arrestoi personat e përfshirë në ngjarje.

Shtypi anglez raporton se jahti i milionerit Abramovich mbeti i padëmtuar dhe u largua nga Barcelona.

“Solaris” i Abramovich është 460 këmbë i gjatë, ka tetë kuverta, duke përfshirë një kuvertë helikopteri, 48 kabina dhe dy motorët e tij elektrikë të teknologjisë së fundit, e bëjnë atë jahtin më të fuqishëm në botë.

Ka një kapacitet për 36 pasagjerë dhe 60 anëtarë të ekuipazhit. Ai është ndërtuar në kantierin e anijeve Lloyd Werft në Bremerhaven (Gjermani).