zoom

Bota

Sulmi me dron në Kremlin, ish-presidenti rus: E vetmja zgjidhje vrasja e Zelenskiy-t

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se një sulm i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin e lë Moskën me alternativën “e vetme” të eliminimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Nënkryetari i këshillit të sigurisë është një aleat i ngushtë i paraardhësit dhe pasardhësit të tij dhe ka qenë një kritik i ashpër i Kievit.

“Pas sulmit terrorist të sotëm , nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskyt . Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” – kërcënoi ish presidenti rus.

Presidenti ukrainas Zelenskiy mohoi që Kievi qëndronte pas incidentit, për të cilin Kremlini tha se ishte një tentativë për të vrarë presidentin Vladimir Putin, por nuk rezultoi në asnjë viktimë.