zoom

Aktualitet

Sulmi me armë në zyrën e PD-së/ Kavajë, arrestohen 3 personat që plagosën të riun

Kanë përfunduar në prangat e policisë tre autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ndriçim Jonuzi (Tahiri), si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të të riut demokrat, si dhe Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe punonjësi Dorian Troplini.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni deklaroi para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës. Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën.

“Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni, teksa ngjarja ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Por autori i plagosjes Ndriçim Jonuzi nëpërmjet një vidomesazhi u shpreh se nuk merret me politikë, por rasti në fjalë është përdorur për fushatë.

“Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lulzim Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë të më humbë të gjitha sakrificat për PD. Vetëm për të shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Është dashur të flitej më të gjithë pjesëtarët e PD-së së vjetër, jam apo nuk jam socialist, duke i marrë me radhë, Engjëll Carën, Halit Shamatën. Pyete mirë Halitin se e mban mend”, është shprehur ai.