zoom

Aktualitet

Sulm me thikë në Tiranë! 34-vjeçari hyn në xhami dhe plagos 5 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, është futur në ambientet e një xhamie në rrethana të paqarta dhe ka plagosur me thikë 5 persona.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka arrestuar shtetasin nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Fatmirësisht të gjithë shtetasit e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.