zoom

Ekonomi

Studimi: Partitë nuk realizojnë premtimet ekonomike

Premtimet elektorale ekonomike janë më të fortat në fushatat zgjedhore nga partitë politike, por realizimi i tyre nuk është i studiuar dhe më shumë se gjysma mbeten të parealizuara. Studimi mbi përgjegjshmërinë financiare të premtimeve të politikës shqiptare për periudhën 2009-2017 të realizuar nga qendra Altax me financim të ambasadës amerikane tregon se shumica e premtimeve janë jo të besueshme.

Një ndër premtimet kryesore si të demokratëve, socialistëve apo LSI –së ka qenë disafishimi i numrit të punësuarve. Por në të vërtetë asnjë nuk e ka mbajtur këtë premtim pasi përllogaritjet nuk kanë qenë reale.

Po ashtu premtim i përsëritur në disa dekada për një shërbim shëndetësor sa më efektiv duket se nuk është arritur për shkak të fondeve. Partitë synojnë premtime që dalin përtej mundësive të buxhetit me 2-3 herë më shumë se një vit i zakonshëm fiskal duke marrë parasysh mundësitë e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Studimi ka arritur nxjer në pah  se partitë i riciklojnë premtimet e papërmbushura nga programet qeverisëse, si premtime të reja në zgjedhjet e ardhshme, por pa analizuar perfromancën e tyre.Por konstatohet se ka një ulje të  ndjeshme të numrit të premtimeve në fushatat e fundit elektorale. /Erblina Mile