Aplikacion
“Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë, dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë numër 1. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student. “Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim më mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Sa kohë ata zgjedhin këtë rrugë detyrimi me forcë. Ne duam të rrimë në Shqipëri se duam ne, jo se po na detyron shtetit”, thanë studentë të tjerë. /ZOOM.AL/