zoom

Stil

Stresi tregon ç’do të bëjë me çmimin e fituar, nuk i kursen dy fjalë edhe për Luizin

Pas triumfit në “Big Brother Vip Kosova”, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Reperi ka realizuar disa video-live në Instagram, ku është ndjekur me kërshëri nga ndjekësit. Në “live-n” e fundit ai ka treguar se çfarë do të bëjë me çmimin e fituar prej 160.000 eurosh.

Duke evituar togfjalëshin “për bamirësi”, ai është shprehur se në fakt këtë shumë ia dedikon nënës së tij, e cila del edhe në pension.

Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ha njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime,”-shtoi reperi.

Këtë dalje të tij, Stresi e përdori edhe për të treguar se edhe ai mbështet publikisht Luiz Ejllin. Ndonëse nuk e ka ndjekur deri tani rrugëtimin e Ejllit në “BBV”, Stresi u shpreh se Luizi është një mik i ngushtë i tij.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.