zoom

Politikë

Strehimi i refugjatëve afganë, Komiteti i Senatit të SHBA: Populli i Shqipërisë po i tregon botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’

Komiteti për marrëdhëniet me jashtë i Senatit të SHBA-së ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë.

Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.

Ai përcjell respektin dhe falenderimin nga SHBA për Shqipërinë.

STATUSI NGA BOB MENENDEZ

Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona.