zoom

Aktualitet

Sterilizimi/ Edhe Gjykata e Lartë lë në burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Gjykata e Lartë, ashtu sikurse një ditë pmë parë edhe GJKKO, nuk ka pranuar rekursin e bërë nga ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të arrestuar dhe akuzuar për koncesionin e Sterilizimit, me vlerë 100 mln euro.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, të cilët ndodhen në burg për koncesionin e Sterilizimit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kohë më parë, teksa tashmë dosja penale ndodhet për proces nga SPAK në GJKKO dhe janë marrë të pandehur, bashkë me 6 zyrtarë të tjerë.

Ata kundërshtojnë vendimet që nuk kanë pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie. Por GJL nuk e ka parë të arsyeshme, duke mos gjetur shkelje procedure nga dy shkallët e para.

Akuzë për Sterilizimin dhe i pandehur në gjendje të lirë iu komunikua edhe ish-ministrit Ilir Beqja, që po hetohet edhe për disa tenderime të tjera. /ZOOM.AL/