zoom

Bota

Statusi për Ukrainën dhe Moldavinë, kërcënon Rusia: BE nuk po mendon për pasojat

Rusia ka reaguar sërish sot lidhur me vendimin e Këshillit Europian për ti dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.

“Duke vendosur për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Evropian konfirmoi se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive CIS (Komunuelthin e Shteteve të Pavarura) në nivel gjeopolitik, në mënyrë që ta përdorë atë për të frenuar Rusinë. Ata nuk mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë”, tha Zaharova.