zoom

Slider

Stampohet në bluza momenti kur futbollisti afgan ra nga avioni që fluturonte

Afganistani, i cili ra nën kontrollin e talebanëve pas rënies së kryeqytetit të dielën, ka qenë në qendër të vëmendjes së gjithë botës gjatë këtyre ditëve. Prej ditësh nga Afganistani vijnë pamje prekëse nga pjesë të ndryshme të vendit.

Por pamjet më të tmerrshme gjatë këtyre ditëve ishin kur futbollisti afgan vdiq, pasi ra nga avioni që po fluturonte sapo ishte nisur nga aeroporti i Kabulit. Por duket se ky moment që preku zemrat e të gjithë botës është kthyer në një mundësi përfitimi për disa njerëz në Amerikë.

Bëhet me dije se një platformë që shet veshje dhe jo vetëm online në SHBA, tani po shet edhe bluza të stampuara me momentin kur afganët ranë nga avioni. Në bluzën që vjen në ngjyra të ndryshme shkruhet “KABUL SKYDIVING CLUB EST 2021”.

Imazhet që u përhapën në një kohë të shkurtër në rrjetet sociale kanë ngjallur shumë reagime dhe komente nga më të ndryshmet duke kërkuar që shitjet e këtyre bluzave të ndaloheshin.