zoom

In Zoom

Sporti në Shqipëri, peng i politikës! Shqipëria nuk investon as sa Kosova

Jemi mësuar që gjithmonë, politikanët të tentojnë të rrëmbejnë suksesin e sportistëve. Ata nxitojnë që të urojnë për fitoret, por harrojnë më vonë t’i mbështesin për gjatë vitit.

Për të vërtetuar këtë mjafton të kujtojmë se së fundmi jehonës së fitimit të medaljeve të kampioneve të ekipit të Kosovës në Tokio 2020 iu bashkuan edhe politikanët e Shqipërisë, të cilët menjëherë me urimin për fitoren e medaljeve të arta si Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u përpoqën ta “grabisin’ këtë sukses me postimet e tyre.

Historia duket se nuk ndryshon, me sportistë që triumfojnë dhe me politikanët që duket se kërkojnë që të “grabisin” suksesin e tyre. Por kjo mbështetje vjen vetëm atëherë kur ata janë fitues, ndërsa në shkallët dhe vështirësitë e punës që i ka çuar tek ky sukses, sportistët lihen mënjanë nga politika, madje në shumë raste nuk u ofrohen as kushtet për tu stërvitur ashtu siç duhet. Sikur të mos mjaftonte kjo përbuzje, në momentin që këta persona sjellin medaljet janë heronj, ndërsa më pas trajtohen si të mos kishin qenë kurrë të tillë.

Së fundmi në një raport të punuar nga Erisa Kryeziu, rezulton se për qëverinë sporti nuk është parësorë.

Përgjatë të gjithë historikut të shpërndarjes së kompetencave të ministrive përkatëse, sporti në Shqipëri është parë gjithmonë si një “shtojcë” që i vihej nga pas ministrive, kryesisht dhe më së shumti asaj të Arsimit. Thënë kjo, edhe në retorikën apo ligjërimin publik e politik të ministries përkatëse prania e sportit ka qenë e pakët, për të mos thënë inekzistente. Për të përforcuar këtë konkluzion, me lehtësinë që të japin edhe rrjetet sociale mund të vëresh fare lehtë rëndësinë që i jepet sportit në këto ligjërime. Mjafton të lëvizësh mes postimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (e cila megjithëse e tillë nuk është e shkruar saktë, duke i munguar një presje që ndan arsimin me sportin) në rrjetin social Facebook, për të kuptuar këtë konstatim.

Sigurisht që ashtu sikurse e kemi vënë re edhe në monitorime të tjera të komunikimit në faqet zyrtare të institucioneve në Shqipëri, edhe në këtë rast faqet zyrtare janë thjesht kanal transmetimi i një mesazhi të postuar fillimisht nga drejtuesit e tyre. Kësisoj në të gjithë soditjen e faqes ke të aktivizuar përmes postimeve vetëm formatin “share” (shpërndarje postimesh). Vitet e vrojtuara me lupë, ndoshta nuk përkojnë me më të mirën e mundshme, duke qenë se kishim dhe jemi në një periudhë pandemie, mirëpo shërben si një formë monitorimi.
Nëse do të shikojmë me kujdes 3faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Facebook për vitin 2020 dhe 2021 (deri më tani), shohim që vëmendja ndaj sportit përmes postimeve është minimale për të mos thënë inekzistente.

Mbështetja financiare për sportin në 5 vitet e fundit Shqipëria është një vend në zhvillim dhe si e tillë buxhetet që ajo akordon për secilën ministri përkatëse kanë tendencë rritjeje, për aq kohë sa synojmë mirëqënien ekonomike. Njëjtë me ministritë e tjera edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ndër vite ka një rritje të buxhetit të saj. Për të kuptuar këtë mjaft të shohim buxhetet që kjo ministri ka pasur në 5 vitet e fundit, prej vitit 62016 deri më 2020. Përkatësisht, për vitin 2016, buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 35 miliardë e 557.6 milionë lek. Për vitin 2017, buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 36 miliardë e 333.6 milion lekë. Ndërsa për vitin 82020 buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 44 miliardë e 420.9 milionë lekë, duke përfshirë këtu edhe të ardhurat e trashëguara nga vitit 2019.

KLIKO KETU PER TE PARE RAPORTIN E PLOTE