zoom

Aktualitet

Spërkati mjetin me parfum, dredhia që përdori shqiptari për të mos iu zbuluar droga e fshehur

Një shqiptar, i cili prej shumë vitesh jetonte në provincën e Breshias, u arrestua në Itali pasi u kap me mbi një kilogram e gjysmë kokainë në makinë.

Ai u ndalua nga policia italiane dhe mësohet se kishte spërkatur makinën me parfum, një dredhi e përdorur që qentë antidrogë të mos nuhasnin kokainën.

Në bagazh Gurdia di Finanza gjeti një lloj çelësi, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që mundësonte hyrjen në vendin e fshehtë, brenda së cilës u gjetën dy pako droge për një total prej 1.6 kg kokainë.